1. Kur nga treguesit e organeve konstatoni mbinxehje te motorit , cilet nga shkaqet qe vijojne me poshte jane te mundshme:
-
Perdorim te ekzagjeruar te sistemit te ngrohjes (kaloriferet).
-
Funksionim i keq i kondicionerit.
-
Mungese lengu ftohes.
2. Kur motori i nje automjeti paraqet nderprerje gjate punes se tij dhe kjo nderprerje nuk vjen nga mungesa e benzines, cili nga shkaqet qe vijojne me poshte eshte me i mundur:
-
Eshte nxehur shume motori.
-
Eshte e prishur bateria ( akumulatori).
-
Funksionim i keq i qarkut elektrik te automjetit.
3. Ne rastin se do te konstatoni se leva e frenave te kembes paraqet elasticitet te madh, cilat nga shkaqet e meposhteme jane me te mundshmet:
-
Se ka rjedhje te lengut te frenave ose ulje te madhe te nivelit te lengut te frenave.
-
Jane shkatruar siperfaqet e ferkimit(ferotat).
-
Jane lagur siperfaqet e ferkimit (te ferotave).
4. Perse duhet te kontrolloni rregullisht sasine e nivelit te vajit te motorit.
-
Per te mos humbur garancine e automjetit.
-
Per te kontrolluar nese duhet ndruar vaji.
-
Nese ka rrjedhje ose djegje te ekzagjeruar te vajit nga motori.
5. Ne sa kohe duhet te behet kontrolli periodik teknik i autovetures se perdorimit privat:
-
Cdo vit.
-
Cdo kater vjet.
-
Cdo dy vjet perjashto rastet kur percaktohet program i ndryshem nga Ministria e Transportit dhe e Komunikacionit.
6. Kur jini duke drejtuar automjetin, konstatoni befasisht se disa nga dritat e automjetit tuaj nuk ndizen, cfare ndodh:
-
Defekt ne motor.
-
Eshte djegur siguresa e qarkut perkates elektrik.
-
Defekt ne akumulator ( bateri).
7. Tek modeli i gomes 175/ 70 R15 87T madhesia 15 cfare deklaron:
-
Diametrin e diskut ne te cilin vendoset goma.
-
Diametrin e jashtem te gomes.
-
Ngarkesen maksimale qe reziston goma.
8. Gomat e automjetit tuaj jane harxhuar (konsumuar) shume ne qender te tabanit. Shkaku me i mundshem eshte se:
-
Kishte presion te ulet per nje kohe shume te gjate ne gomat.
-
Kishte presion te tepert per nje kohe shume te gjate ne gomat.
-
Kjo eshte menyra normale e amortizimit te gomave.
9. Kur nga treguesit e tabIos, konstatoni mbingrohje te motorit, cili nga shkaqet e meposhtme eshte i mundshem:
-
Funksionim i keq i frenave.
-
Funksionim i keq i termostatit.
-
Funksionim i keq i distributorit.
10. Sic jini duke drejtuar automjetin verreni se treguesi i temperatures se automjetit tuaj shenon nje shtim te shpejte te temperatures. Shkaku me i mundshem per kete eshte:
-
Niveli i vajit lubrifikues i motorit eshte i ulet.
-
Kandelat kane vaj.
-
Eshte prere rripi i ventilatorit.
11. Ne cilat rrota te automjetit duhet te preferoni te perdorni gomat e reja:
-
Ne dy rrotat e pasme.
-
Ne dy rrotat e parme.
-
Ne nje rrote te parme dhe ne nje rrote te pasme diagonalisht.
12. Cfare lloji gomash duhet te vendosni tek automjeti juaj:
-
Ato qe ju propozon mekaniku i riparimit.
-
Ato qe ju mendoni se i shkojne me shume automjetit tuaj.
-
Ato qe ju rekomandon konstruktori i automjetit.
13. Cilen pasoje, ka kryesisht lirimi i rripit te transmisionit te pompes se ujit ftohes:
-
Zhurme shume e madhe e motorit.
-
Mbingrohjen e motorit.
-
Prishje e pompes se ujit.
14. Nese ne nje qark elektrik ( p.sh. te dritave) te automjetit tuaj , eshte djegur siguresa cfare duhet te beni:
-
Ta zevendesoni me sigurese te re me tregues me te madh Amperi.
-
Ta zevendesoni me sigurese te re me tregues Amperi te njejte.
-
Ta zevendesoni me sigurese te re me Amper me te vogel.
15. Si do te konceptoni se skapamentua e automjetit tuaj duhet te zevendesohet:
-
Nga ngjyra e gazrave qe shkarkohen nga skapamentua.
-
Nga zhurma shume e madhe.
-
Nga konsumimi i tepert i karburantit.
16. Kur ne nje automjet ka mungese lengu ftohes ne radiator ose eshte i prere apo i liruar rripi i ventilatorit ose ka mungese vaji ne motor, cili eshte treguesi qe duhet te verreni ne organet e automjetit:
-
Temperature normale.
-
Temperature e ulet.
-
Temperature e larte.
17. Cfare eshte shumfishuesi:
-
Nje pajisje qe transformon tensionin e rrymes nga i ulet ne te larte.
-
Nje pajisje qe shperndan rymen e tensionit te larte tek centilet e kandeles (buzhise).
-
Nje pajisje e cila mbyt zhurmat.
18. Kryesisht gjate periudhes se dimrit, per te shmangur plasaritjen e motorit, cfare lengu ftohes duhet ti hidhni radiatorit te motorit:
-
Uje nga cesmja.
-
Uje te distiluar.
-
Leng kundra piksjes.
19. Ku perdoret friksioni:
-
Per te shkeputur ose per te rilidhur motorin me pjeset e tjera te sistemit te transmisionit te levizjes.
-
Per tu arritur ngadalesimi me efikasitet automjetit.
-
Per te ulur zhurmen e motorit.
20. Kur demtohet bateria ( akumulatori):
-
Kur lengu mbulon plotesisht pllakat e baterise.
-
Kur mbetet i paperdorur per shume kohe.
-
Kur perdorni(per mbushje) lengun e posacem.
21. Ne rastin ku digjet nje sigurese e zevendesoni.
-
Me te njejten sigurese te cilen e lidhni qark me nje tel.
-
Me sigurese te re me intensitet ryme me te madh.
-
Me sigurese te re te te njejtit intensitet ryme.
22. Si do te verifikoni nese funksionojne rripat automatike te sigurimit:
-
Duke i terhequr menjehere me force.
-
Mbasi automjeti te kete mare shpejtesi te madhe shkelni frenat me force.
-
Rripat automatike te sigurimit nuk kane nevoje per tu kontrolluar.
23. Neqoftese konstatoni se nuk ndizet llamba e njerit prej prozhektoreve te dritave te automjetit tuaj, me pare duhet te kontrolloni:
-
Akumulatorin (Baterine).
-
Llamben.
-
Gjeneratorin.
24. Per cfare qellimi perdoren frenat e (parkimit) te dores:
-
Per ndalimin, frenimin e mjetit.
-
Per nisjen ne tatepjete.
-
Per moslevizjen e automjetit ne rast parkimi dhe si fren ndihmes ne cdo rast ku mund te kerkohet.
25. Si e kuptoni kryesisht se nuk punon ventilatori:
-
Nga treguesit e temperatures.
-
Nga treguesit e manometrit ose te llambes treguese te presionit te vajit lubrifikues.
-
Nga zhurma e motorit.
26. Cili eshte objekti (qellimi) i Termostatit:
-
Te ndaloje qarkullimin e ujit kur ky eshte ngrohur shume.
-
Te siguroje kur eshte i hapur qarkullimin e shpejte te ujit.
-
Te ruaje temperaturen e motorit kur kjo kalon kufirin e duhur.
27. Cfare duhet te beni kur ndizet llamba e presionit te vajit te motorit kur ky eshte ne Ievizje:
-
Te kontrolloni sasine e vajit dhe ta plotesoni nese duhet.
-
Te nderroni vajin e motorit.
-
Te zevendesoni rripin e boshtit (aksit) te valvolave.
28. Cfare duhet te kene gomat e aksit te njejte:
-
Te kene te njejten forme shualli dhe te njejten grade amortizimi.
-
Te kene forme te ndryshme te shuallit (te tabanit) por te njejten grade amortizimi.
-
Te kene grade amortizimi te ndryshme mjafton te kene njesoj formen e shuallit.
29. Gjate levizjes se automjetit, verrehet se ky devijon nga drejtimi ne njeren ane. Cili eshte shkaku i mundshem:
-
Ngarkim i njeanshem i automjetit.
-
Ndryshim te madh te presionit te ajrit te gomave te perparme te automjetit.
-
Ndryshim i madh i konsumimit te gomave te perparme te automjetit.
30. Konstatoni se nje gome e automjetit tuaj ka humbur ajer dhe duhet te zevendesoni rroten me gomen rezerve. Si i lironi bullonat me te cilat eshte shtrenguar e mbahet rrota:
-
Lironi bullonat me celsin special ndersa rrota mbeshtetet ne toke.
-
Ngrini automjetin me krikon dhe lironi bullonat me celsin special ndersa rrota qendron pezull ne ajer.